Penalltia e shqiptarit ngjall diskutime në Itali, trajneri i Torinos tregon prapaskenat

- Bota Sot

Penalltia e shqiptarit ngjall diskutime në Itali, trajneri i Torinos tregon prapaskenat

Kristjan Asllani humbi sot penalltinë, që do i jepte 1 pikë Torinos në transfertën e Leçes. Ishte minuta e 91-të, kur mesfushori i Kombëtares e mori përsipër.

Trajneri i Torinos, Marko Baroni, zbuloi pas ndeshjes se Asllani është goditësi i dytë për penalltitë. I pari qëndron Vllasiç, që u zëvendësua 20 minuta para se të vinte episodi i 11-metërshit.

Asllani? “Ishte një renditje për goditësit e penalltive, i pari ishte Vlasiç dhe i dyti Asllani”, u shpreh Marko Baroni.

Leçe fitoi 2:1, ndërsa Medon Berisha asistoi dy gola. Nga minuta e parë në Seria A luajti edhe Ylber Ramadani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot