Tifozët boshnjakë sonte ia kanë kujtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, një nga episodet më të errëta të viteve të luftës në Bosnje.
Gjatë përballjes mes Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës në basketboll, tifozët vendas shpërthyen në brohoritje dhe të pandërprera nga tribunat e palestrës në Sarajevë.
Në kor, ata përmendën “snajperistin Safari” si dhe krimet e luftës dhe të kaluarën e dhimbshme të Bosnjës.
Grupi më i zjarrtë i tifozëve të ekipeve kombëtare të Bosnjës dhe Hercegovinës, “BH Fanaticos”, krijuan atmosferë që moti nuk ishte parë në Skenderija në Sarajevë sonte.
"Kjo u ndje veçanërisht në momentet kur ata ngritën një sllogan drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në fakt, ata u kujtuan të gjithëve se Vuçiq mori pjesë në "Sarajeva Safari", ku snajperët vranë qytetarët e Sarajevës”, shkruan media boshnjake “Sportsport”.
“Para fillimit të ndeshjes, himni kombëtar serb u fishkëllye, dhe më vonë “BH Fanaticos” kënduan " Vuçiq..." dhe kujtuan se "e keqja nuk fle kurrë"”, shkruan më tej.
Thirrjet e tifozëve boshnjakë: "Askush nuk do tju urrejë kurrë aq sa ju urrej unë, Serbi, Serbi, k*rvë ballkanike".