Reagon Ajaxi

- Bota Sot

Reagon Ajaxi

Ndeshja mes Ajaxit dhe Groningenit është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Kjo pasi, tifozët nuk e lejuan zhvillimin e këtij takimi duke hedhur fishekzjarre në fushë.

Faqja zyrtare e Ajaxit ka reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar falje dhe këto gjeste i quan si skandaloze, përkundër se janë bërë nga tifozët e vet.

“Ajaxi e konsideron si skandaloze atë që ndodhi në stadium sonte.

Ne i kërkojmë falje kujtdo që është dëmtuar nga kjo. Siguria e tifozëve dhe lojtarëve është vënë në rrezik.

“Kjo është e papranueshme.

Ne distancohemi në mënyrë të qartë nga kjo sjellje e pahijshme. Fishekzjarrët nuk i përkasin stadiumit”, shkruhet në reagimin e klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot