Skuadra e Napolit ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Romës, në derbin e madh të javës së 13-të të Serie A.
Roma zhgënjeu para shikuese të vet nuk arriti 3 pikë që të kthehet në kreun e tabelës.
Napoli me Amir Rrahmanin luftuan deri në fund ku morën tre pikë të mëdha.
Napolitanët festojnë në stadiumin “Olimpico” të Romës.
Futbollisti David Neres shënoi në minutën e 36-të për triumfin e Napolit.
Milani kryeson me 28 pikë, pasojnë Napoli 28, Interi 27, Roma 27, Bologna 24, Como 24, Juventusi 23 pikë etj.