Gjimshiti i gëzohet kthesës me Paladinon

- Bota Sot

Gjimshiti i gëzohet kthesës me Paladinon

Afrimi i Rafaele Paladinos në pankinën e Atalantës duket se po sjell një kthesë te bergamaskët pas periudhës së tmerrshme me Ivan Juriç në pankinë.

Kësaj kthese i është gëzuar edhe Berat Gjimshiti, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores 2:0 ndaj Fiorentinës.

“Nuk vinim nga një moment shumë i mirë në kampionat. Duhej të tregonim që Atalanta është ende, edhe në Serinë A dhe jo vetëm në Europë. Dhe përgjigja e duhur erdhi pikërisht përpara tifozëve tanë.

Ky sukses na jep besim.

Nuk ishte e thjeshtë dhe duhet t’u bëjmë komplimente edhe Fiorentinës për paraqitjen e saj. Në ndeshje të tilla duhet edhe pak fat.

Trajneri Paladino ka goditur në vendin e duhur te disa lojtarë, shihet në fushë.

Shumë elementë të skuadrës tashmë tentojnë lojën një kundër një, kjo është ajo që na mungonte.

Përpara kemi lojtarë me nivel të lartë dhe në këto dy ndeshje të fundit shihej ndryshimi”, tha për “Sky Sport” mbrojtësi shqiptar pas sfidës ku ai sigurisht ishte një titullar i paprekshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot