Real Madridi ka dëshpëruar, duke barazuar në udhëtim me rezultat 1:1 me Girona-n.
Vendasit treguan lojë të madhe duke befasuar Realin.
Në fund të pjesës së parë vendasit kaluan në epërsi, duke iu falënderuar golit të futbollistit Ounahi.
Në minutën e 67-të Kylian Mbappe ka barazuar rezultatin 1:1.
Për Mbappen është goli i 14-të në kampionatin spanjoll.
Pas javës së 14-të Barcelona kryeson me 33 pikë, i ndjekur nga Real Madridi me 33, Villareali 32, Atletico Madridi 31, Betis
24 e Girona zë vendin e 18-të me 12 pikë.