Komuna e Prizrenit, shumë shpejt do të marrë pamje festive. Komuna ka kurorëzuar një kontratë për dekorimin e qytetit dhe vendosjen e shtëpizave për festat e fundvitit.
Vlera e parashikuar fillimisht për kontratën ka qenë 80,000 euro, ndërsa vlera përfundimtare e kontratës së nënshkruar arrin në 81,500 euro.
Projekti përfshin dekorimin e hapësirave kryesore të qytetit, ndriçimin festiv dhe vendosjen e shtëpizave të fundvitit, të cilat çdo vit tërheqin mijëra vizitorë.