Shkëndija fiton minimalisht ndaj Rabotniçkit me golin e Tambas

- Bota Sot

Shkëndija fiton minimalisht ndaj Rabotniçkit me golin e Tambas

Shkëndija ka regjistruar tre pikë të reja në llogarinë e saj, pasi para tifozëve të vet në Tetovë mposhti me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Rabotniçkit, në ndeshjen e fundit të javës së 15-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Duke parë formën dhe pozitat në tabelë, Shkëndija hynte si favorit absolut dhe këtë e dëshmoi që në minutat e para. Vetëm pas pesë minutash lojë, tetovarët kaluan në epërsi 1-0, me golin e Fabrice Tamba.

Pas golit, Rabotniçki u përpoq të barazonte, por Shkëndija mbajti qetësinë dhe kontrolloi plotësisht ndeshjen.

Me nisjen e pjesës së dytë, Shkëndija sërish gjeti rrugën drejt rrjetës, por goli i Tambës u anulua me të drejtë, pasi sulmuesi e preku topin me dorë, situatë që i solli edhe karton të verdhë.

Senegalezi ishte sërish protagonist në minutën e 80-të, kur krijoi hapësirë dhe gjuajti fort, por Vasilev reagoi shkëlqyeshëm dhe e ndali golin e dytë të mundshëm për vendasit.

Rabotniçki, edhe pse në disavantazh, nuk arriti të rrezikonte seriozisht dhe regjistroi një tjetër humbje në kampionat dhe mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 7 pikë.

Shkëndija ndërkohë e mban vendin e tretë në renditje, me gjashtë pikë më pak se lideri Vardari, duke ruajtur ritmin në garën për kreun.



Lexoni të gjitha në Bota Sot