Portieri shqiptar ndan rrugët me klubin turk, “zyrtarizohet” divorci

- Bota Sot

Portieri shqiptar ndan rrugët me klubin turk, “zyrtarizohet” divorci

Visar Bekaj nuk është më pjesë e Hatyaspor. Portieri ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me klubin turk, pas dy vitesh e gjysmë bashkëpunimi.

“Faleminderit Hatayspor për dy vitet e gjysmë të kaluara! Ka qenë një nder të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë skuadre të shkëlqyer.

Falënderime të veçanta për tifozët dhe stafin e trajnerëve për mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës sime këtu.

I uroj klubit gjithë të mirat në të ardhmen”- Shkruan klubi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot