Flick tregon arsyen pse u përlot pas fitores ndaj Alaves

- Bota Sot

Flick tregon arsyen pse u përlot pas fitores ndaj Alaves

Barcelona arriti një fitore 3-1 ndaj Alaves fundjavën e kaluar. Duke përfituar nga barazimi 1:1 i Real Madridit në fushën e Gironës, katalanasit u ngjitën përsëri në krye të klasifikimit.

Pas ndeshjes me Alavesin, trajneri Hansi Flick u vu re i emocionuar në stol, ndërsa Raphinha u afrua për ta mbështetur. Gjatë konferencës për shtyp para sfidës me Atletico Madridin, tekniku gjerman shpjegoi arsyen pse nuk i mbajti dot lotët. Në minutat e fundit të takimit, dy ndihmësit e tij u përjashtuan dhe Flick sqaroi se ishte ndëshkimi i Marcus Sorg, zëvendës-trajnerit të Barcelonës dhe mikut të tij të ngushtë, që e preku më shumë.

U zhgënjeva sepse humbëm shumë topa, por edhe sepse në fund të ndeshjes u përjashtuan dy pjesëtarë të stafit. Marcus Sorg është një mik i imi dhe nuk doja të reagoja në mënyrë të gabuar në atë moment të nxehtë,” u shpreh Flick.

Ai shtoi se nuk dëshironte të shkonte menjëherë në dhomën e zhveshjes për të mos thënë diçka që mund ta pentonte. “Preferova të qëndroja jashtë, të merrja pak ajër derisa të qetësohesha. Jam i lumtur që veprova kështu,” përfundoi trajneri gjerman.



Lexoni të gjitha në Bota Sot