Dëshirë e vjetër për Interin, projektohet sërish transferimi i portierit të Italisë

- Bota Sot

Dëshirë e vjetër për Interin, projektohet sërish transferimi i portierit të Italisë

Interi është i interesuar për shërbimet e Xhuljelmo Vikarios. Portieri i Totenhemit ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa zikaltrit e konsiderojnë si opsion për verën e ardhshme.

Vikario ishte pranë transferimit tek Interi edhe më parë. Pikërisht kur Andre Onana u largua, por Totenhem lëvizi më shpejt për të mbyllur marrëveshjen.

Jan Zomer ndërkohë është drejt largimit nga Interi. Për këtë Vikario shikohet si zëvendësimi i duhur.

Vetë Totenhemi i paguante Empolit rreth 20 milionë euro. Kështu edhe Interi duhet të bëjë sforcon e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot