Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona , pasi ata dyshohet se kanë publikuar në rrjetet sociale video ku shfaqeshin duke shtënë me armë zjarri në zonën e Maleve të Pashtrikut, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas njoftimit zyrtar, njësi policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme operative, duke identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarit.
Gjatë kontrollit të realizuar në shtëpitë e tyre, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike, kalibri i së cilës ende nuk është përcaktuar.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, janë dërguar në mbajtje. Në raport nuk saktësohet vendbanimi i saktë i të arrestuarve.
Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë. / Gazeta e Prizrenit /