Interi mendon për pasuesin e Sommerin

- Bota Sot

Interi mendon për pasuesin e Sommerin

Interi po mendon seriozisht për portierin e ri.

Pas Sommer, klubi ka identifikuar Guglielmo Vicario, i cili po zhvillon sezonin e tretë në Premier League me Tottenham.

Sezoni nuk ka qenë i favorshëm për portierin aktual zikaltër; Sommer ka pasur disa momente të dobëta që kanë ndikuar në performancën e tij, ndërsa Martinez u përfshi në një ngjarje tragjike që ka ndikuar në qetësinë psikologjike.

Kjo e bën logjike idenë e të investuarit te Vicario.

Ai është një nga portierët më të mirë italianë, pjesë e kombëtares, dhe sipas disa zërave do të ishte i lumtur të kthehej në Itali. Agjenti i tij ka rikthyer komunikimin me Interin, edhe pse konkurrenca në Itali mbetet e fortë. Diskutohej edhe tre sezone më parë për ardhjen e tij tek Interi, kur Onana u shit te Manchester United dhe Vicario u transferua nga Empoli në Angli.

Negociatat nuk janë të thjeshta; Vicario fiton 2.5 milionë paund në sezon dhe ka kontratë deri më 2028 me “Spurs”.

Problemi kryesor është shpenzimi prej rreth 30 milionë eurosh për një 29-vjeçar, jashtë parametrave ekonomikë të “Oaktree”. Megjithatë, mund të vlerësohet si investim për të siguruar një portier të nivelit të lartë, që sjell shumë pikë në renditje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot