Revoltohet trajneri dhe është gati të dorëhiqet

- Bota Sot

Revoltohet trajneri dhe është gati të dorëhiqet

Pasi zemërimi i pakontrolluar i tifozëve të Nisë kundër lojtarëve të tyre shpërtheu pranë fushës stërvitore të klubit pas kthimit nga humbja ndaj Lorient, një reaksion zinxhir kërcënon të shpërthejë.Zheremie Boga dhe Terem Mofi, dy lojtarët e sulmuar nga një turmë prej rreth 400 tifozësh ndërsa zbritën nga autobusi kanë ndërmend të largohen nga klubi pas incidentit.

Tani, në prag të moskthimit të tyre, thuhet se edhe trajneri Frank Haise po shqyrton largimin.

Dëmi i shkaktuar nga mbështetësit e Nisë është i pariparueshëm, duke pasur parasysh rezultatet e tyre të dobëta të fundit (gjashtë humbje radhazi në të gjitha garat). Këto shpërthime të patolerueshme kanë shkaktuar një përçarje me trajnerin 54-vjeçar francez, i cili është tronditur nga episodi.

Dhe tani, sipas Foot Mercato, thuhet se trajneri po mendon të mbledhë sendet e tij dhe të largohet nga klubi i Ligue 1. Me kontratë deri në qershor 2029, thuhet se ai ka rrëfyer brenda klubit se afati është tejkaluar dhe se po e shqyrton me kujdes dorëheqjen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot