Eksperti i merkatos, Fabricio Romano raportoi dje Serxhio Ramos do të largohet nga Monterrej dhe dëshira e tij është të bashkohet me Milanin për të pasur një mundësi që të shkojë me Spanjën në Botëror.
Për këtë çështje ka folur trajneri i tij aktual Domenec Torrent.
“Para së gjithash, nuk mendoj se tani është koha për të folur për këtë. E keni parë se si luan Serxhio Ramos, apo jo?
Sidoqoftë, nuk e di çfarë do të ndodhë. As unë nuk e di çfarë do të ndodhë, askush nuk e di çfarë do të ndodhë me trajnerët apo lojtarët. Ajo që di është se ai është shumë i përqendruar, siç e keni parë, në përpjekjen për të fituar këtë kampionat (Liga MX Apertura, red.)”, tha Torrent.
“Dhe që nga tani e tutje, unë dhe ai duhet të përqendrohemi në atë që do të bëjmë kundër kundërshtarit të radhës, si do t’i organizojmë gjërat, kush do të luajë, pse patëm një lojtar të përjashtuar dhe shpresojmë të mos ketë lëndime. Kjo është ajo në të cilën jam i përqendruar tani.”