Performanca e Federiko Valverdes është një burim shqetësimi për Real Madridin.
Sipas Defensa Central, presidenti Florentino Perez ishte i pari që e vuri re, duke vënë në dukje rënien drastike të performancës së uruguaianit, jo vetëm tani, por që nga Kupa e Botës për Klube.
Pasardhësi i Karlo Ançelotit, Çabi Alonso, nuk ka arritur të gjejë mënyrën e duhur për të shfrytëzuar potencialin e plotë të lojtarit ikonik të klubit të Madridit, ndër të tjera duke e vendosur atë në një pozicion për të cilin nuk është i përshtatshëm. Pavarësisht se e ka mbuluar atë pozicion më parë.
Nga mbrojtësi i djathtë dhe jo në mesfushë. Kjo situatë po fillon të bëhet problem për Merengues veçanërisht sepse Valverde, krahasuar me lojtarët e tjerë, ka një karakter dhe një gatishmëri për të sakrifikuar që mund t’i sjellë dobi vetëm mesfushës së Real Madridit. Largimi i tij aktualisht është shmangur, madje edhe nga vetë presidenti i klubit, por me këtë ritëm, gjithçka është e mundur.
Çfarë i ndodhi Valverdes? Është e vështirë të thuhet, por hija e trajnerit mund të jetë e përfshirë. Nuk është rastësi që, qëkur Ançeloti u largua, uruguaiani nuk ka qenë i njëjti. Çabi Alonso gjithmonë ka folur me shumë respekt për të, por është e qartë se diçka nuk shkon.