Lamine Yamal, talent 18-vjeçar i Barcelonës, ka arritur një tjetër pikë kthese të rëndësishme në karrierën e tij, duke luajtur 120 ndeshje me fanellën e katalanasve.
Megjithëse vetë Yamal thekson se nuk synon të bëhet “Messi i ri”, statistikat e tij e vendosin shumë pranë legjendës argjentinase.
Derisa ka kaluar këtë shifër ndeshjesh, Yamal ka realizuar 32 gola dhe 43 asistime, pra një total prej 75 kontributesh në gola. Për krahasim, Lionel Messi, kur kishte luajtur 120 ndeshje për Barcelonën në vitin 2008 (në moshën 21-vjeçare), kishte 50 gola dhe 26 asistime, që përbënin 76 kontribute.
Diferenca e vetëm një kontributi tregon sa i jashtëzakonshëm ka qenë starti i karrierës së të riut spanjoll.
Ndërkohë që Messi ishte futur gradualisht në skuadër, Yamal ka pasur më shumë minuta dhe ndeshje që në moshë shumë të re, duke ngritur pyetje për qëndrueshmërinë fizike dhe rrezikun e lodhjes afatgjatë.
Megjithatë, përballë krahasimeve të vazhdueshme me legjendën, Yamal mbetet i fokusuar në ndërtimin e identitetit të tij te Barcelona, duke dëshmuar se ka potencial të madh për të lënë gjurmë të pashlyeshme në klub dhe në futbollin botëror.
Statistikat pas 120 ndeshjeve:
Lamine Yamal: 32 gola + 43 asistime = 75 kontribute
Lionel Messi (21 vjeç): 50 gola + 26 asistime = 76 kontribute
Ky fillim i shkëlqyer tregon se Barcelona ka një tjetër talent të madh në skuadër, i cili mund të bëhet një ‘yll’ botëror pa u krahasuar me askënd tjetër.