Arbër Hoxha: Jam mirë, gjithçka është në rregull

- Bota Sot

Arbër Hoxha: Jam mirë, gjithçka është në rregull

Një ndërhyrje e ashpër nga lojtari i Goricës Ognjen Bakiq e hodhi Arbër Hoxhën në tokë dhe shumë nga stafi i Dinamos vrapuan menjëherë drejt lojtarit shqiptar për t’i ardhur në ndihmë .

Mjekët u futën menjëherë me barelë dhe e nxorën Hoxhën nga fusha dhe në atë moment dukej se një nga lojtarët kryesorë të kryeqytetasve mund të ishte i dëmtuar rëndë, duke rrezikuar mungesën në ndeshjen kundër Hajdukut, të shtunën.

Megjithatë, duket se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare nuk ka pësuar dëmtime serioze.

"Jam mirë, gjithçka është në rregull," tha shkurt Hoxha në rrugë për tek autobusi i Dinamos, pas përfundimit të ndeshjes.

"Jam mirë," shtoi Hoxha, që do të thotë se ai pritet të jetë gati për Derbin kundër Hajdukut.

Një lajm shumë i mirë edhe për Sylvinhon dhe tifozët kuqezi, që e konsiderojnë Hoxhën një element kyç për ndeshjet e marsit, në fazën play off të Botërorit.

Takimin e parë kuqezinjtë e kanë përballë Polonisë dhe, nëse kalojnë polakët, do të pëballën me 31 mars me fituesen e çiftit Ukrainë – Suedi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot