Barcelona do të përballet me Atletico Madrid në orën 21:00 në Camp Nou, në një ndeshje që po cilësohet si përballje madhore në garën për titull. Blaugranat u rikthyen në krye të tabelës gjatë fundjavës, me një epërsi prej një pike ndaj Real Madridit, ndërsa Atletico tashmë janë vetëm tre pikë larg dhe me një fitore mund të ngjiten në vendin e parë.
Gjigantët katalanas janë goditur nga një lajm i madh vetëm pak orë para ndeshjes.
Përveç Gavi-t, Marc-André ter Stegen, Fermin Lopez dhe Ronald Araujo, Frenkie de Jong nuk do të jetë i gatshëm për Hansi Flick. Holandezi e humbi sfidën ndaj Alaves për arsye personale, por pritej të ishte titullar kundër Atletico-s.
Megjithatë, të martën pasdite, Barcelona publikoi listën e skuadrës për ndeshjen ndaj Atletico-s pa përfshirë de Jong. Sipas MD, de Jong ka ethe dhe për këtë arsye nuk mund të luajë. Lajmi erdhi si befasi, pasi ai u stërvit normalisht të hënën në mëngjes përpara ndeshjes, pa ndonjë shenjë se mund të ishte i sëmurë.
De Jong ka qenë vendimtar për Barcelonën këtë sezon dhe pritej ta niste ndeshjen së bashku me Pedri dhe Dani Olmo, me Fermin Lopez që mungon aktualisht. Flick tani ka një dilemë të madhe se si të vendosë formacionin. Ai mund ta zhvendosë Olmo më prapa për t’i bërë vend Raphinha-s pas sulmuesit dhe të vendosë Marcus Rashford në krah.
Më e mundshmja është që ndeshjen ta nisë Marc Casado, Eric Garcia ose Andreas Christensen në mesfushë. Casado është opsioni më natyral, por ka qenë jashtë forme së fundmi, ndërsa Garcia ndoshta është zgjedhja më e mirë, por ai ishte planifikuar të niste në mbrojtje. Christensen nuk ka qenë titullar që nga fundi i shtatorit, ndërsa Marc Bernal e bëri startin e tij të parë pas 14 muajsh të shtunën.