Vushtrria, kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, është gati për sfidën e radhës.
Vushtrriasit synojnë që të kalojnë rrethin e parë të Kupës së Kosovës, ku ndeshen me Flamurtarin.
Ndeshja do të luhet të enjten në orë,12.30 në stadiumin "Xhemajl Ibishi" në Prishtinë.
Edhe Flamurtari ka llogaritë e veta, skuadër që garon në Ligën e Dytë të Kosovës.