Doue fitoi me epërsi të thellë

- Bota Sot

Doue fitoi me epërsi të thellë

Çmimi prestigjioz “Golden Boy 2025” tashmë e ka një ‘pronar’ të ri.

Trofeu i madh ka shkuar për ‘yllin’ e PSG-së, Désiré Doué, i cili triumfoi me një shumicë dërrmuese votash, duke grumbulluar plot 450 pikë.

“Golden Boy” u jepet lojtarëve nën 21 vjeç, që aktivizohen në kampionatet evropiane, dhe që kanë shkëlqyer gjatë vitit kalendarik.

Interesante është beteja për pozitat pas vendit të parë: diferenca mes Arda Güler, i renditur i dyti, dhe Dean Huijsen, i renditur i katërti, ishte vetëm 3 pikë, duke e bërë këtë një nga garat më të ngushta në historinë e çmimit.

Ndërkohë, sulmuesi italian Pio (Francesco) Esposito fitoi çmimin Italian Golden Boy dhe u rendit në vendin e nëntë në klassifikimin e përgjithshëm.

Doué konfirmon kështu statusin e tij si një nga talentët më premtues të futbollit botëror, ndërsa gara e ngushtë mes ndjekësve tregon nivelin e jashtëzakonshëm të brezit të ri të futbollistëve.

‘Golden Boy’ u jepet lojtarëve nën 21 vjeç, që aktivizohen në kampionatet evropiane, dhe që kanë shkëlqyer gjatë vitit kalendarik.

Sipas rregullave të çmimit, një lojtar nuk mund të fitojë ‘Golden Boy’ më shumë se një herë, kjo është arsyeja pse mes konkurrentëve nuk figuronte emri i Lamine Yamal, që e ka fituar këtë çmim vitin e kaluar. 

Renditja zyrtare (top-10) e Golden Boy 2025

Désiré Doué – 450 pikë

Arda Güler – 163 pikë

Pau Cubarsí – 161 pikë

Dean Huijsen – 160 pikë

Kenan Yıldız – 148 pikë

Franco Mastantuono – 41 pikë

Warren Zaïre-Emery – 37 pikë

Jobe Bellingham – 28 pikë

Francesco (Pio) Esposito – 19 pikë

Lucas Bergvall – 13 pikë



Lexoni të gjitha në Bota Sot