Shpërthen kundër Slotit

- Bota Sot

Shpërthen kundër Slotit

Presidenti i nderit Uli Hënes do të kishte dashur ta sillte Florian Vircin te Bajerni në verë dhe, duke parë fillimin e vështirë të lojtarit të kombëtares te Liverpuli që po hasin probleme, ai ngre akuza kundër menaxherit të skuadrës, Arne Slot.

“Me sa duket Slot i premtoi diçka që tani nuk po e përmbush aspak,” u shfry Hënes në kongresin “Sport Marke Medien” në Mynih. Trajneri holandez i kishte premtuar Wirtzit “se do t’i jepte numrin dhjetë dhe se do të ndërtonte një skuadër të re rreth tij,” shtoi Hënes, duke kritikuar:

“Kjo është marrëzi! Ai mori numrin shtatë dhe skuadra e re po luan gjithçka, por jo rreth Florian Wirtz. 

Ndjej tmerrësisht keq për të,” theksoi ai.

“Në Leverkusen ai i merrte të gjitha topat. Në Liverpul, ai merr pesë topa në një pjesë – dhe nëse humbet dy, merr notë të keqe.”

Sipas tij, Liverpuli ka shumë yje të mëdhenj në fushë. Sezoni i Premier Ligës për kampionët anglezë që po vuajnë është “pothuajse i mbaruar”, sepse diferenca me kryesuesit Arsenal është “shumë e madhe”. Bajerni i Mynihut pësoi të vetmen humbje të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve pikërisht ndaj Arsenalit. Në disfatën 3-1, shënuan Jurien Timber, Noni Madueke dhe Gabriel Martineli për vendasit. Lenart Karl realizoi golin e vetëm të Bajernit.

Hënes lavdëroi Arsenalin duke e quajtur “skuadra më e mirë në botë aktualisht”.

Por edhe Bajerni është në një pozicion të mirë, si i treti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, veçanërisht sepse skuadra e trajnerit Vinsent Kompani është plotësisht në rrugën e duhur në Bundesligë dhe ende në garë për Kupën e Gjermanisë.

73-vjeçari e quajti “gjënë e duhur” faktin që klubi vendosi kundër blerjeve të shtrenjta të yjeve para sezonit – Hoenes përmendi Xavi Simons, Xhejmi Gitens dhe Benjamin Seshkon si shembuj. Hënes deklaroi gjithashtu se vendimi “i vështirë” për të mos rinovuar kontratën e ikonës së klubit, Tomas Myler, ishte i duhuri. Nëse fituesi i Botërorit 2014 do të mbetej rezervë, “i gjithë stadiumi do të bërtiste për të,” tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot