Numan Ajeti dhe Armir Isa, grumbullohen te Maqedonia U20

- Bota Sot

Numan Ajeti dhe Armir Isa, grumbullohen te Maqedonia U20

Numan Ajeti dhe Armir Isa, grumbullohen te Maqedonia U20!

Dy futbollistët e Shkëndijës, Numan Ajeti dhe sulmuesi Armir Isa (i huazuar te Skopje) do të jenë pjesë e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen miqësore me Lihtenshtajnin në transfertë. 

Dueli do të luhet më 3 dhjetor dhe seleksionuesi Aleksandar Tanevski në listë përfshiu tre lojtarë të Shkëndijës edhe atë, mbrojtësit Anes Meliqi e Numan Ajeti dhe sulmuesin Armir Isa që luan si huazim te skuadra e Skopjes ku është dalluar me paraqitje pozitive dhe 5 gola të realizuar. 

Numan Ajeti dhe Armir Isa janë bashkuar me Maqedoninë U20 sot, derisa klubi kuqezi dhe seleksionuesi kanë vendosur ta kursejnë Anes Meliqin duke ditur se sot zhvilloi 90-të minuta ndaj Rabotniçkit, derisa vetëm pas disa ditëve (të shtunën) luajnë me Bashkimin e Kumanovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot