Odise Roshi shënon gol në “frymën” e fundit

- Bota Sot

Odise Roshi shënon gol në “frymën” e fundit

Odise Roshi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Keciorengucu fitoi në shtëpi përballë Kayseripsor.

Sfida e vlefshme për raundin kualifikues të Kupës së Turqisë, përfundoi 2-0.

Ishte pikërisht Roshi, ai që vulosi sfidën në minutën e 117-të, duke shënuar golin e dytë për të tijët

“Raketa” që dikur luante për Kombëtaren shqiptare, përfitoi edhe nga një pakujdesi e mbrojtjes mike.

Vlen të theksohet se ky është goli i 4-t sezonal për sulmuesin fierak. Gjithashtu, 34-vjeçari është bërë protagonist edhe me 2 asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot