Kroatët japin lajmin e shumëpritur për lojtarin e Kosovës

- Bota Sot

Kroatët japin lajmin e shumëpritur për lojtarin e Kosovës

Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, është lënduar.

“Megjithatë, Hoxha nuk u lëndua rëndë. 

Ai do të luajë për Dinamon kundër Hajdukut”, është titulli i mediumit kroat “Index”.

“Arbër hoxha do të jetë në skuadrën e Dinamos për derbin me Hajdukun të shtunën e ardhshme (Maksimir, ora 15:00).

Duke pasur parasysh sa i rëndësishëm është ai për ekipin e Marija Kovaçeviq këtë sezon, mund të thuhet me siguri se ai do të luajë.

Qoftë nga minuta e parë apo si opsion nga stoli, por Hoxha, nëse nuk ka probleme të tjera shëndetësore, me siguri do të regjistrojë minuta në derbi”, shkruan më tej media kroate.

“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për tifozët e Dinamos”, shkruan media kroate.



Lexoni të gjitha në Bota Sot