Real Madrid i ka bërë dy lojtarë të skuadrës së parë të disponueshëm për shitje para afatit të janarit, ndërsa disa klube angleze po monitorojnë situatën.
Gjigantët spanjollë ishin të zënë gjatë verës, duke rinovuar mbrojtjen me transferimet e Dean Huijsen, Alvaro Carreras dhe Trent Alexander-Arnold.
Ata gjithashtu nënshkruan me talentin Franco Mastantuono nga River Plate, për një marrëveshje prej 38.5 milionë paundësh.
Megjithatë, e vetmja shitje e tyre ishte 2 milionë eurot e marra për sulmuesin e ri Alvaro Rodriguez.
Shitjet e pakta kanë ‘ushqyer’ spekulimet se Real Madrid do të duhet të shesë lojtarë para se të bëjë blerje të tjera për skuadrën.
Sipas “The Athletic”, klubi tani do të “mendojë” ofertat për Rodrygo.
Sulmuesi brazilian ishte i lidhur me një largim gjatë verës, por ai donte të qëndronte në Real Madrid, që do të thotë se interesi i Premierligës nuk u konkretizua në oferta zyrtare.
Manchester City, Liverpool dhe Arsenal ishin të lidhur fuqishëm në momente të ndryshme, por asnjë nuk bëri një ofertë zyrtare.
Rodrygo ka pasur vështirësi me minutat këtë sezon, duke nisur vetëm tri nga 14 ndeshjet e para në La Liga.
Ai gjithashtu nuk ka pasur ndikim kur ka pasur mundësi dhe tani ka një seri prej 30 ndeshjesh pa gol, duke barazuar Mariano Diaz për periudhën më të gjatë pa shënuar nga një sulmues i Real Madrid.
Pas shpenzimeve prej 450 milionë paundësh nga Liverpool, nuk është e qartë nëse ata mund ta përballojnë, ndërsa Arsenal ka nënshkruar dy sulmues krahësh, Noni Madueke dhe Eberechi Eze.
Manchester City mund të rifillojë interesin, por Jeremy Doku ka impresionuar në atë krah dhe ata ende kanë shumë opsione sulmuese.
Kushti i lirimit prej 65 milionë paundësh i Antoine Semenyo te Bournemouth pritet gjithashtu të ndikojë në tregun e janarit, me klubet që mund ta konsiderojnë atë një alternativë më të arritshme.
Raportet e fundit sugjerojnë se Real Madrid do të donte 90 milionë paund për Rodrygo, gjë që e bën Semenyo opsionin më të përballueshëm.
“The Athletic” raporton gjithashtu se David Alaba pritet të largohet, pasi kontrata e mbrojtësit austriak skadon verën e ardhshme. Real Madrid donte që ai të largohej gjatë verës, por Alaba insistoi të qëndronte në kryeqytetin spanjoll.
Ai iu bashkua klubit si agjent i lirë në 2021, por ka luajtur vetëm 120 ndeshje për Realin për shkak të problemeve me dëmtime.
33-vjeçari është një nga disa qendërmbrojtësit e profilit të lartë evropian, të cilëve u skadon kontrata verën e ardhshme.
Mes të tjerëve janë Antonio Rudiger i Real Madrid, kapiteni i Crystal Palace Marc Guehi, Ibrahima Konate i Liverpool dhe Dayot Upamecano i Bayern, megjithëse Bayern pritet që francezi të rinovojë kontratën.
Kapiteni i Real Madrid, Dani Carvajal, gjithashtu mbetet pa kontratë verën e ardhshme. Spanjolli ka kaluar së fundmi një operacion në gju dhe pritet të mungojë për pjesën tjetër të sezonit.