Diomande është një nga emrat e rinj

- Bota Sot

Diomande është një nga emrat e rinj

Yan Diomande është një nga emrat e rinj më të përfolur të momentit, sulmuesi anësor po shkëlqen te Leipzig dhe ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha.

Së fundmi, mediet spanjolle zbulojnë se 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë pëlqehet shumë nga Hansi Flick. Sipas këtyre raportimeve, trajneri gjerman i ka sugjeruar drejtuesve të Barcelonës pikërisht emrin e Yan Diomande për të forcuar sulmin gjatë verës së ardhshme.

Megjithatë, transferimi i tij te Barcelona duket i vështirë për shkak të situatës jo të mirë financiare, duke ditur që Leipzig kërkon 100 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin.

Nëse për katalanasit kjo është një shifër e vështirë për t’u përballuar, për ekipet angleze apo klubet e tjera si PSG, Bayern apo Real Madrid, që interesohen po ashtu për Yan Diomande, janë në gjendje fare mirë të paguajnë shifrën e një transferimi të tillë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot