Barcelona e ka mposhtur me rezultat 3:1 Atletico Madridin, në ndeshjen e javës së 19-të të kampionatit spanjoll në futboll.
Atmosferë e bukur në stadiumin ‘Camp Nou” në Barcelonë.
Raphinha (26), Olmo (65), Torres (90+6’) shënuan për Barcelonën dhe Baena (19) realizoi për Atletico Madridin.
Lewandowski dështoi nga penalltia në minutën e 36-të.
Sulmuesi polak gjuajt larg mbi portën e portierit Oblak.
Barcelona është në krye me 37 pikë, ka katër më shumë se Reali (një ndeshje më pak) dhe Atletico Madridi zë vendin e 4-të me 31 pikë.