Spektakël në kryeqytet dhe jo vetëm

- Bota Sot

Spektakël në kryeqytet dhe jo vetëm

Ditën e sotme ekipet e Superiores marrin sërish skenën. 3 sfida mjaft të luftuara janë në program për t’u zhvilluar në 2 orare të ndryshme.

Fillimisht do të luhet në Tirana dhe në Durrës, në orën 16:l30.

Në “Arenën e Demave” do të sfidohen Partizani – Bylis, ndërsa në “Niko Dovana” përballen Teuta – Elbasani.

Sërish vëmendja do të mbetet në kryeqytet. Në “Air Albania” pritet të jetë një spektakël i vërtetë mes Dinamos dhe Tiranës.

Ekipet do të duelojnë mes tyre për 3 pikët e derbit të dytë të sezonit, ku fitorja vlen për prestigj dhe krenari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot