Raphinha: Jam i lumtur që jam kthyer

- Bota Sot

Raphinha: Jam i lumtur që jam kthyer

Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka folur pas fitores ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma.

Raphinha u zgjodh lojtari i ndeshjes në derbin ndaj Atleticos, falë paraqitjes mbresëlënëse, ku ishte protagonist me një gol.

Sulmuesi brazilian së fundmi ishte i lënduar, ku ka pak kohë që është rikthyer.

Për këtë, ai u shpreh i lumtur që është rikthyer dhe se po e ndihmon Barçën në mënyrë më të mirë të mundshme.

“Makineri presioni? Dua të mbroj Barçën. Sa më shumë të bëjmë presion, aq më mirë. Kemi nevojë për këtë”, u shpreh 28-vjeçari.

“Jam i lumtur që jam kthyer dhe që po e ndihmoj Barçën në mënyrën më të mirë të mundshme”, vazhdoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot