Legia nxirret jashtë loje nga dy gjigantët e Turqisë

- Bota Sot

Legia nxirret jashtë loje nga dy gjigantët e Turqisë

Ernest Muçi ishte protagonist në dy fitoret e fundit të Trabzonsporit, që po lufton për titullin kampion.

Tre gola të shënuar prej sulmuesit të Kombëtares, që tashmë ka filluar të bindë. Trabzonspori po merr frytet e huazimit dhe po ashtu mendon për të ardhmen.

Trabzonspori duhet të paguajë 8.5 milionë euro për të blerë kartonin e 24-vjeçarit. Më parë janë paguar 1 milionë euro te Beshiktash vetëm për huazimin.

Legia e Varshavës nuk do të ishte aspak e kënaqur nga kjo situatë siç tregohet në Poloni.

Kontrata e shitjes së Muçit në Turqi u realizua për 10 milionë euro dhe me një klauzolë të veçantë. Kështu Legia ruajti 10% të fitimit nga çdo shitje e ardhshme.

Trabzonspori ndërkohë nuk do të kalonte 10 milionë euro për të gjithë operacionin e blerjes, siç ranë më parë dakord me rivalët e Superligës turke. Për këtë Beshiktashi vetë nuk do të kishte fitim nga shuma e shpenzuar më parë, po ashtu as Legia përqindje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot