Guardiola i frikësohet Sunderlandit të Xhakës

- Bota Sot

Guardiola i frikësohet Sunderlandit të Xhakës

Skuadra e Manchester Cityt ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Sunderlandit.

Pep Guardiola pas fitores ndaj Fulhamit mbrëmë u paraqit në konferencë për media dhe foli për kundërshtarin e ardhshëm.

Një paraqitje ndaj Sunderlandit, për Guardiolan pritet të jetë e vështirë.

 “Ne tani do luajmë ndaj Sunderlandit. I pashë ata kundër Fulamit, o Zot!

“Tani e kuptoj pse ata janë në këtë pozitë, nuk ka asnjë dyshim. Janë të jashtëzakonshëm, top, top…”, u shpreh Guardiola.

Sonte Sunderland fillimisht luan ndaj Liverpoolit në “Anfield”, kurse të shtunën ndaj Manchester Cityt në “Etihad”./I



Lexoni të gjitha në Bota Sot