Po fitonte 1:5 deri në minutën e 57-të

- Bota Sot

Po fitonte 1:5 deri në minutën e 57-të

Fulham dhe Mançester Siti dhuruan dje një nga ndeshjet e çmendura të Premier Ligë. Siti po fitonte 1:5 deri në minutën e 57-të, ndërsa çdo gjë dukej e mbyllur. Vendësit gjetën forcën për të reaguar duke shënuar tre gola, por pa arritur te barazimi.

Trajneri Pep Guardiola u bë viral me konferencën për shtyp pas ndeshjes. Tekniku i Sitit shkaktoi të qeshura në sallë me batutat e tij.

“E shijuat djem? Po, mirë? Unë? Zot i madh! Humba flokët. Mendova se lojtarët ishin të lumtur që punonin me mua, por sot zbulova se jo. E di që do pyesni çfarë ndodhi, por nuk kam një përgjigje. Është Premier Ligë.

A do bëhet Haland do të mbahet mend si më i madhi? Nuk e di, jeni britanikë dhe keni parë sulmuesit më të mirë këtu.

Kur arrita, po të më thonit në 111 ndeshje do të shënojë 100 gola, do iu thoja: ‘Jeni i sigurt?’ Ai ia doli.

Ju nuk jeni tifozë të Sitit, asnjë nga ju, e di këtë. Me 5-1, a e prisnit ndeshjen që patë? Jo. 5 me 1, çdokush thotë: ‘Mbaroi’.

Filloni të shkruani artikujt. Kuptoni? Nesër: ‘Mançester Siti është rikthyer’. E dini? ‘Më në fund’. Këto gjëra. Dhe më pas në kosh. Duhet ta filloni sërish”, u shpreh Guardiola pas fitores në Premier Ligë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot