Nesër varroset vëllai i Lutfi Hazirit, i cili vdiq pas një sëmundje të rëndë

- Bota Sot

Nesër varroset vëllai i Lutfi Hazirit, i cili vdiq pas një sëmundje të rëndë

Vëllai i Lutfi Hazirit, Bedriu, do të varroset të enjten me fillim nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjilan.

Kështu ka bërë të ditur vet Lutfi Haziri, i cili po ashtu njoftoi se familja pranon ngushëllime të premten, të shtunën dhe të dielën, nga ora 10:00 – 16:00.

“Ju falënderojmë shumë që e keni ndarë dhimbjen me ne, në këto ditë të rënda!”, ka shkruar ai.

Bedri Haziri vdiq të martën në spitalin universitar të Zurichut në Zvicër, pas një sëmundje të rëndë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot