Vinicius ka marrë një vendim drastik

- Bota Sot

Vinicius ka marrë një vendim drastik

Ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Xhunior, ka ndërprerë të gjitha bisedimet me klubin spanjoll për rinovimin e kontratës. Vendimi i papritur ka tronditur “Santiago Bernabeu-n”, pasi Vinicius kërkon një pagë dukshëm më të lartë për të qëndruar.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, mosmarrëveshja qëndron te shuma e pagës:

Klubi po i ofron brazilianit një pagë rreth 20 milionë euro në vit (një rritje e vogël nga paga aktuale).

Ndërkohë lojtari dhe menaxherët e tij kërkojnë të barazohen me nivelin e pagës së Kilian Mbape-s, e cila kap shifrën mbi 30 milionë euro në vit. Dhe kjo kërkesë është refuzuar prerazi nga drejtuesit e Realit.

Vinicius ka marrë një vendim drastik: nuk do të ketë negociata të reja deri pas Kupës së Botës 2026, siç raporton ESPN Brasil.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis lojtarit dhe klubit nuk janë në nivelin optimal, veçanërisht pas zëvendësimit në “El Clasico”, ku braziliani shfaqi pakënaqësinë e tij me gjeste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot