Lojtarët e Ilirisë sulmojnë futbollistët e Skënderbeut dhe Ernest Gjokën

- Bota Sot

Lojtarët e Ilirisë sulmojnë futbollistët e Skënderbeut dhe Ernest Gjokën

Jemi më pak se gjysëm ore para ndeshjes Iliria – Skënderbeu.

Duel k i vlefshmë për javën e 14-të të Kategorisë së Parë.

Por para se të fillojë kjo sfidë ka “shpërthyer” lufta në Fushë – Krujë.

Nga sa mësohet nag shtypi i shkruar bëhet me dije se futbollistët e Ilirisë kanë sulmuar lotjarët e Skënderbeut dhe trajnerin Ernest Gjoka, të cilët po qëndronin në dhomën e zhveshjes në stadiumin “Redi Maloku”.

Lojtarët nga skuadra e Skënderbeut që u sulmuan janë Saleh Nasr, Altin Ukici dhe Mario Gjata. Nuk dihet ende se cila është arsyeja e kësaj përplasjeje, e cila ka nisur që para startit të sfidës. Vlen të theksohet se dueli i fazës së parë i zhvilluar në Korçë pati shumë tension dhe mbetet të shihet se si do të shkojë kjo sfidë. 

Aktualisht ende nuk ka asnjë reagim nga skuadrat dhe mbetet të mësohet se çfarë ka ndodhur saktësisht mes palëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot