Dy lojtarët e Skënderbeut me të çara në fytyrë, u dhunuan para ndeshjes

- Bota Sot

Dy lojtarët e Skënderbeut me të çara në fytyrë, u dhunuan para ndeshjes

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Fushë – Krujë para duelit Iliria – Skëndebreut.

Futbollistët vendas kanë sulmmuar lojtarët miq dhe trajnerin Ernest Gjoka në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Redi Maloku”. 

Klubi i Skënderbeut deklaroi pak minuta më parë se dhuna është ushtruar nga persona të stafit dhe futbollistë të Ilirisë.

Nga kjo dhunë e ushtruar ndaj lojtarëve korçarë ka patur edhe dëmtime.

Nga foto e siguruara shihen dy nga futbollistët e Skënderbeut që kanë pësuar dëmtime në fytyrë. 

Lojtarët nga skuadra e Skënderbeut që u sulmuan janë Saleh Nasr, Altin Ukici dhe Mario Gjata. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot