Struga Trim Lum shënoi një fitore të thellë kundër Baskimit, duke i mposhtur me rezultat 6:0.
Serinë e “goleadës’ e nisi kapiteni Bunjamin Shabani.
Ishte ky goli i katërt i tij në tre ndeshjet e fundit kampionale. “Bunja” shënoi, por nuk festoi kundër ish-skuadrës së tij.
Ai kështu kishte vepruar edhe në ndeshjen e parë në Kumanovë, kur struganët fituan me rezultat 0-5!
Me Shabanin në ekip, Struga Trim Lum nuk ka pse të shqetësohet. Kur ai është në këto kushte, atëherë Struga TL çdo herë i fiton ndeshjet.
Struga duhet të jetë e lumtur për të, veçanërisht për atë që ai ka bërë me përvojën e tij në këto vitet e fundit.
Në rolin e kapitenit, ai është vërtet i rëndësishëm, merr shumë përgjegjësi.
Ai është një kapiten i jashtëzakonshëm, është një frymëzim për shokët e tij të skuadrës, pasi në cdo ndeshje jep maksimumin e tij, duke treguar se është i gatshëm të luftojë për ngjyrat e klubit.
Edhe në moshën 34 vjeçare ai është një lider i vërtetë.
Struga Trim Lum ka pasur dhe ka shumë emra të njohur, por “Bunja” po krijon emrin e tij në historinë e klubit.
Pas javës së 15-të, Struga Trim Lum është në vendin e dytë me 38 pikë, një më pak se lideri Vardari dhe pesë më shumë se Shkëndija e vendit të tretë.