Reagon KF Skënderbeu: Na i rrahën futbollistët dhe trajnerin

- Bota Sot

Reagon KF Skënderbeu: Na i rrahën futbollistët dhe trajnerin

Ndeshja mes KF Iliria dhe KF Skënderbeu, e vlefshme për Kategorinë e Parë, më saktësisht niveli i dytë i futbollit shqiptar është shtyrë.

Shkak për këtë është bërë dhuna që e kanë shfaqur vendësit, sipas pretendimeve të mysafirëve.

Klubi nga Korça ankohet se futbollistët dhe trajneri Gjoka janë sulmuar fizikisht nga stafi dhe nga futbollistët e KF Iliria përpara se të futeshin në dhomat e zhveshjes.

Prandaj, korçarët konsiderojnë se ky nuk është futboll dhe se në këto kushte s’mund të luhej futboll.

“Në Korçë mikpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”, shton tutje në njoftim KF Skënderbeu, i cili dikur ishte krenari e shqiptarëve me pjesëmarrjet dhe me sukseset në garat evropiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot