Rashford po magjeps

- Bota Sot

Rashford po magjeps

Marcus Rashford ka pasur impakt të madh në Barcelonë.

Sulmuesi anglez, i cili iu bashkua gjigantit katalunas në formë huazimi nga Manchester United, është angazhuar nga trajneri Hansi Flick në 19 raste mes La Ligas dhe Ligës së Kampionëve duke e dhënë një kontribut të madh për skuadrën.

Në kampionatin spanjoll i ka realizuar vetëm dy gola, por ka asistuar plot shtatë herë për shokët e skuadrës.

Në kupën e orekseve të mëdha në fakt i ka realizuar katër gola, një mesatare prej gati një goli për ndeshje, ndërsa i ka bërë edhe dy asistime.

Numra të rëndësishëm që e certifikojnë vlerën e një lojtari që e ka rigjetur veten.

E pikërisht për formën dhe paraqitjet e përfaqësuesit anglez ka folur drejtori sportiv i “Blaugrana”, Deco.

“Po e kërkonim një sulmues të gjithanshëm, i aftë për të lëvizur në të gjitha anët në ofanzivë, i gatshëm për të qenë totalisht në dispozicion të skaudrës. Marcus është i lumtur tek ne dhe kur një lojtar me talentin e tij e rigjn entuziazmin, bëhet mjaft i rëndësishëm për çfarëdo projekti”, u shpreh portugezi.

Ndërkohë, kampioni spanjoll nuk ka vendosur ende nëse do ta blejë apo jo kartonin e sulmuesit anglez.

Natyrisht, shenjat dhe gjasat janë të mira, por gjithçka do të varet nga vazhdimësia e formës së lojtarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot