Rodrygo po pëlqehet në Premierligë

- Bota Sot

Rodrygo po pëlqehet në Premierligë

Premierliga është e çmendur për Rodrygon.

Sulmuesi i Real Madridit mund ta nisë shumë shpejt një aventurë të re në Angli shkaku i angazhimit të mangët me fanellën e bardhë.

Një angazhim i zbehtë e me pak minuta që e ulin vlerën dhe mundësitë që i ka futbollisti me plot talent, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi brazilian i ka bërë veç dy asistime në tri ndeshje ku është angazhuar në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq, në kampionatin spanjoll i ka 12 paraqitje në të cilat vetëm tri prej tyre i ka nga minuta e parë, ndërsa në të tjerat është futur në lojë gjatë ndeshjes.

Për këtë arsye, lojtari po mendon të ndryshojë mjedis në afatin kalimtar të janarit, i cili do të nisë pas një muaji.

Sipas “Caught Offside”, Liverpooli dhe Arsenali janë të interesuar për futbollistin brazilian.

Jo vetëm kaq, të dy klubet janë duke e vlerësuar ofertën e parë që do t’ia bëjnë Realit në janar.

Mbetet të shihet nëse “Los Blancos” do ta pranojnë atë apo do ta kërkojnë përmirësimin e saj.

Në ndeshje me Gironën, braziliani arriti në kuotën e 30 ndeshjeve radhazi pa shënuar gol, me një total prej 1339 minutash.

Bëhet fjalë për serinë më të keqe të mos-shënimeve në histori të klubit, duke e barazuar vetëm Mariano Diaz, sot në Alavas, i cili në periudhën 2019-2022 e kishte përjetuar një “agjërim” identik të numrit të ndeshjeve (30) pa shënuar gol (986 minuta).



Lexoni të gjitha në Bota Sot