Sfida tjetër e javës së 14-të në Superiores është ajo mes Partizanit dhe Bylisit.
Të dyja ekipet vijnë nga barazimet pa gola, ekzaktësisht nga duelet me Elbasanin dhe Dinamon.
Të kuqtë ndodhen në vendin e 7-të me 14 pikë ndërsa ballshiotët në vendin e 8-të me 13 pikë. Skuadrat duan fitoren për tju larguar zonës së ftohtë dhe trajnerët Kërnaja dhe Josa zbulojnë formacionet zyrtare.
Surpriza e Kërnajës është aktivizimi i Bintsukës që nga minuta e parë.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Hjumën, Bintsuka, Toma, Marku, Doumbia
TRAJNER: Oltijon Kërnaja
BYLIS: Vashu, De Souza, Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Mustafa, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni
TRAJNER: Mirel Josa.