Pesë ndeshje të vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë e Parë kanë përfunduar ndërsa ajo mes Ilirisë dhe Skënderbeut nuk u zhvilluar fare.
Apolonia fitoi me rezultatin 2:0 ndërsa Burreli fitoi me shifrat minimale 1-0 falë golit të Xhabrahimit.
Korabi mundi Kastriotin ndërsa dy sfida u mbyllën pa gola, ajo mes Lushnja-Kukësi dhe Laçi-Pogradeci.
Situata në tabelë nuk ndryshon shumë pasi korrcarët vijojnë të jenë në vendin e parë me 10 pikë diferencën me vendin e dytë. Apolonia ngjitet në top katërshe ndërsa Kukësi vijon të mbetet në fund.