Trajneri rumun teston lojtarët “rezervë”

- Bota Sot

Trajneri rumun teston lojtarët “rezervë”

Kristjan Kivu pritet të luajë me  formacionin e dytë në sfidën e Interit ndaj Venecias për Kupën e Italisë.

Kjo pas, tekniku rumun kërkon të testojë aftësitë dhe formën fizike të disa lojtarëve, në prag të një jave të ngjeshur me ndeshje të rëndëisshme në kampionat dhe Champions.

Interi pret Venezian në San Siro, këtë të mërkurë në mbrëmjë,  për raundin e 1/16-ve të Kupës së Italisë.

Pas fitores në transfertë ndaj Pisës, skuadra zikaltër nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin, dhe trajneri Cristian Chivu pritet të bëjë një rotacion të gjerë, duke u dhënë hapësirë atyre që kanë luajtur më pak gjatë këtij sezoni.

Interi u rikthye në stërvitje të hënën, dhe sipas burimeve pranë klubit trajneri Kivu pritet t’u besojë “rezervave”, të cilët në ndeshjet e fundit kanë dhënë përgjigje më shumë se pozitive.

Futja e Pio Espositos për Marcus Thuramin ndryshoi ritmin e ndeshjes në Pisa, ndërsa Piotr Zielinski, i ardhur nga dy gola në dy ndeshje, konfirmoi momentin e mirë.

Një tjetër surprizë e këndshme është Andy Diouf: i ardhur si mesfushor me profil ofensiv, francezi po spikat si mbrojtës krahu, duke përfituar nga mungesat e Luis Henrique, Denzel Dumfries dhe Matteo Darmian.

Një rikthim i rëndësishëm pritet të jetë ai i portierit Josep Martinez, gati të marrë vendin mes shtyllave një muaj pas aksidentit të rëndë automobilistik ku humbi jetën një 81-vjeçar.

Ndërkohë, nuk priten rikthime të tjera ndaj Venezias: Ange-Yoan Bonny vijon të mungojë pas gripit që e mbajti jashtë edhe në sfidën ndaj Pisës.

Një lajm i mirë për mesfushën mund të jetë rikthimi i Henrikh Mkhitaryanit, i cili u dëmtua në Napoli pas një përplasjeje të diskutueshme me Di Lorenzon. Armeni është rikthyer në seancat me grupin dhe ka shanse të mira të jetë titullar, për të rimarrë ritmin në prag të një periudhe të ngjeshur sfidash.

Pas ndeshjes së kësaj të mërkure, Interin e pret një kalendar i vështirë: brenda vetëm dhjetë ditësh, zikaltërit do të sfidojnë Comon, Liverpoolin dhe Genoan. Chivu e di se do t’i duhen të gjithë, dhe sfida ndaj Venezias është rasti ideal për të testuar alternativat dhe për të mbajtur të lartë ritmin e skuadrës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot