Rrit besimin në skuadër

- Bota Sot

Rrit besimin në skuadër

Pas 3 fitoreve radhazi, Juventusi shfaqet në formë dhe me besimin e duhur për sfidat e ardhshme.

Në konferencën për shtyp, trajneri Lucjano Spalleti u shpreh i kënaqur me performancën e ekipit të tij, por kishte edhe rezerva.

Juventusi siguroi kalimin në raundin tjetër të Kupës së Italisë pasi mposhti Udinesen me rezultatin 2–0 në ndeshjen e zhvilluar të martën në mbrëmje.

Një sukses i merituar për bardhezinjtë, por që sipas trajnerit Luciano Spalletti, duhet parë edhe me sy kritik.

Në intervistën për mediet italiane, trajneri bardhezi u shfaq i qetë, por jo plotësisht i kënaqur:

“Luajtëm një ndeshje të mirë, pothuajse gjithçka e bëjmë siç duhet. Kundër ekipeve si Udinese rreziku vjen në momentet kur humbet topin, por sot ishim të ekuilibruar dhe krijuam shumë raste", u shpreh ai.

Megjithatë, sipas Spallettit, disa situata kërkonin më shumë qartësi:

“Janë  episod që duhet t’I kapim. Një luan i vërtetë tregon forcën e tij edhe kundër një miu. Nëse penalltia nuk vjen, duhet të gjesh golin tjetër, sepse çdo  pisode në fund mund të të kushtojë.”

Trajneri bardhezi u ndal edhe te dy sulmuesit e tij kryesorë:

“David dhe Openda janë dy profile të ndryshme. David punon shumë për ekipin dhe është i fortë në zonë, ndërsa Openda pëlqen hapësirat dhe thellësinë. Janë të aftë të luajnë së bashku dhe jemi të lumtur për formën e tyre.”

Pavarësisht kësaj, trajneri u shpreh optimist për rritjen e skuadrës:

“Ky grup ka lojtarë të shkëlqyer.

Çdo ditë në stërvitje shoh diçka të re. Ende na mungon diçka, por jemi në rrugën e duhur. Kemi ritëm, kemi forcë, duhet vetëm të menaxhojmë më mirë fazat e ndeshjes", përfundoi tekniku italian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot