Drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjanci, ka treguar atë që ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Krujë, aty ku do të luhej ndeshja Iliria-Skënderbeu, që më pas u shty për shkak
“Ishte një situatë e paparashikueshme, e paprecedentë, që nuk e prisnim dhe nuk e imagjinonim.
Dëgjoj disa zhurma drejt dhomave të zhveshjes, vrapoj të shoh dhe 4 lojtarë tanë ishin dhunuar nga lojtarët dhe stafi i Ilirisë.
Nuk e kishim imagjinuar diçka të tillë. Tension në tribuna ka pasur edhe në ndeshjen e parë në Korçë, por nuk e prisnim këtë ngjarje.
Kam 6 vjet në botën e futbollit dhe asnjëherë nuk e kam hasur diçka të tillë.
Një ngjarje e paprecedentë.
Futbollistët tanë kanë dhënë deklarata në policinë e shtetit për këtë ngjarje. Në deklaratat për policinë, futbollistët tanë i kanë treguar me emra dhunuesit. Policia ishte prezentë, por po merrej më shumë me tifozët, që të mos kishte probleme.
Nasr është sulmuar i pari në dhomat e zhveshjes dhe më pas kishte dhunë fizike.
Trajneri Gjoka ka ndërhyrë për të ulur tensionet. I pari është shëndeti, më pas futbolli. Nuk mund të luanim në ato kushte.
Një ngjarje e paprecedentë, jemi të shokuar”, ka thënë për RTSH, drejtori sportiv i Skënderbeut.