Atalanta është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë në futboll.
Skuadra e Atalantës e mposhti me rezultat 4:0 Genoa-n.
Skuadra e Atalantës bëri lojë më të mirë, por edhe përfitoi që nga minuta e 36-të kur Fink i Genoa-s u përjashtua me karton të kuq.
Berat Gjimshiti ka shënuar në minutën e 19-të.
De Roon në minutën e 54-të, Pashaliç në atë të 82-tën dhe Ahanor (90+1) thelluan fitoren.
Gjimshiti është zëvendësuar në minutën e 60-të.
Genoa eliminohet nga Kupa e Italisë.