Futbollisti i Manchester United, Matheus Cunha është rikthyer nga lëndimi.
Ai u pa bashkë me grupin në stërvitjen e të mërkurës në Carrington.
Braziliani mori pjesë në përgatitjet për ndeshjen e së enjtes në Premier League kundër West Ham United.
Cunha nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit me Manchester United, pas lëndimit që morri javë më parë në stërvitje.