Bylbyl Sokoli nuk është kryetrajner i klubit të futbollit Drenica nga Skenderaj.
Kriza e rezultateve që po kalon Drenica duket se është edhe ndarja e rrugës me Sokolin.
Drenica tani për tani renditet në vend të tetë me 17 pikë, ka 3 më shumë se Ferizaj në pozitën e parafundit.
“FC Drenica njofton opinionin se bashkëpunimi me Prof. Bylbyl Sokolin ka përfunduar në mirëkuptim të plotë dhe në frymën më korrekte të respektit profesional.
Klubi e falënderon sinqerisht Profesor Sokolin për të gjithë kontributin e dhënë, nga rikthimi në Superligë deri te puna e tij këtë sezon në komponimin dhe përgatitjen e skuadrës.
Kontributi i tij mbetet i vlerësuar nga drejtuesit, futbollistët dhe çdo njeri që e do FC Drenicën.
Profesor Sokoli do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe do të ketë respektin më të lartë nga klubi dhe komuniteti
FC Drenica vazhdon përpara me qartësi, profesionalizëm dhe objektiva të mëdha.
Klubi ynë është i përkushtuar të ndërtojë një projekt serioz, afatgjatë dhe me ambicie të qarta për të çuar Drenicën në arenën europiane.
FC Drenica – Me dinjitet përpara”, thuhet nga FC Drenica.