Partizani ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-0 përballë Bylisit në javën e 14-të të “Abissnet Superiore”, në sfidën e luajtur në “Arena e Demave”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Pas një pjese të parë të vakët, të kuqtë arritën të bëjnë diferencës në minutën e 72-të me Diego Contreras, që godet saktë brenda zonës.
Përpjekjet e ballshiotëve nuk munguan, por pa forcën e duhur për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Përfundon 1-0 për Partizanin, që ngjite në kuotën e 17 pikëve, momentalisht në vendin e 6-të. Bylisi mbetet në kuotën e 13 pikëve, në vendin e 8-të.